TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2024, 21:13

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, gjendet thika e përdorur në krim

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, gjendet thika e përdorur në

Pas 4 ditësh nga ngjarja e rëndë, është gjetur thika e cila u përdor në vrasjen e Martin Canajt. Mësohet se thika e përdorur në krim është gjetur bashkë me çantën e shkollës nga një qytetar.

Burimet policore bëjnë me dije se arma e ftohtë është gjetur në zonën e “Rrugës së Elbasanit”, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Kujtojmë se 14-vjeçari Mario Përlleshi vrau me thikë nxënësin 14-vjeçar pas një zënke në shkollën “Fan Noli”. 

Gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka treguar se ku e ka fshehur thikën, me të cilën goditi dy bashkëmoshatarët e tij, duke i lënë njërin të vdekur e tjetrin të plagosur.

14-vjeçari nuk ka folur dhe nuk ka dhënë asnjë version mbi ngjarjen tragjike që u mbyll me një të vrarë e dy të plagosur, që të gjithë të mitur.

Gjykata e konsideroi të ligjshëm prangosjen e autorit të dyshuar, nxënës i “Fan Nolit” dhe shpalli arrest me burg, që do të vijojë të zbatohet në spital derisa ai të kurohet.

Lini një Përgjigje