TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Nëntor 2023, 09:23

Përfshihen nga zjarri tre banesa në Maliq

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihen nga zjarri tre banesa në Maliq

Tre banesa në Maliq janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Raportohet se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Pendavinj, Maliq, ka rënë zjarr në banesat e shtetasve I. Q., Dh. Q., dhe P. V., të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.

maliq zjarr banesa

Lini një Përgjigje