TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shtator 2025, 08:57

Përfshihen nga flakët disa banesa në Shkodër, shkrumbohen dy prej tyre 

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihen nga flakët disa banesa në Shkodër, shkrumbohen dy

Disa banesa u përfshi nga flakët një natë më parë në lagjen Dudas të Shkodrës.

Ngjarja shkaktoi panik te banorët e zonës pasi zjarri rrezikonte edhe banesat e tjera. 

Mësohet se dy banesa janë djegur plotësisht, ndërsa dy të tjera pjesërisht.

Dy mjete zjarrfikëse bën të mundur neutralizimin e zjarrit, teksa në zonë u ndërpre edhe energjia elektrike, për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm. Fatmirësisht nuk pati  persona të lënduar.

“Shkodër/Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe janë djegur plotësisht banesat e shtetasve B. K., 80 vjeç dhe S. K., 74 vjeç, dhe janë djegur pjesërisht banesat e shtetasve F. K., 68 vjeç, dhe Sh. Z., 75 vjeçe. Nga zjarri nuk ka patur shtetas të dëmtuar“, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje