“Focus Media News” ka njoftuar se ish deputetja e PD, Dhurata Çupi është emëruar si drejtoreshë e përgjithshme të këtij institucioni mediatik.
Dhurata Çupi, nuk u rikthye më në vjeshtë në karrigen e saj të deputetit, paso përfaqësuesja e qarkut të Dibrës gjatë kësaj legjislature, më 11 maj konkurroi në Tiranë në listat e hapura, por nuk ia doli të ri-zgjidhet.
Përpara se të merrte drejtimin e “Focus Media News”, Dhurata Çupi ka shërbyer në role të rëndësishme në jetën politike dhe institucionale të vendit, ku ka dhënë kontribut të vyer në çështje që prekin drejtpërdrejt interesin publik, zhvillimin e zonave lokale dhe fuqizimin e gruas në vendimmarrje. Ajo është njohur për zërin e saj kritik, por konstruktiv, në mbrojtje të së drejtës për informimdhe të vërtetën. Znj.Dhurata Çupi ka përfunduar Fakultetin Juridik.
Ajo ka qenë deputete e Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës nga viti 2016-2025. Çupi ka qenë anëtare e Komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, anëtare e disa Komisioneve Hetimore Parlament are, nënsekretare e Nënkomisionit për Qeverisjen Vendore, anëtare e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, kryetare e Aleancës së Grave Deputete, anëtare dhe nënkryetare e Komisionit parlamentar për Ligjet, të Drejtat e Njeriut dhe Administratën Publike, si dhe trajnuese për Këshillin e Qeverisjes Vendore për Administrimin e Pronës Publike; kryetare e Këshillit Legjislativ, bashkëkryetare e Komisionit parlamentar për Reformën Territoriale, si dhe anëtare e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian. Gjithashtu, Dhurata Çupi ka qenë drejtore e Drejtorisë Juridike pranë Bashkisë Tiranë, pedagoge e jashtme e lëndës “E drejta e qeverisjes vendore” në universitet, kryetare e Agjencisë së Inventarizimit dhe Trajtimit të Pronave Publike pranë Ministrisë së Brendshme, përgjegjëse e sektorit të ligjshmërisë në AITPP pranë Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe juriste e Drejtorisë Juridike pranë Bashkisë Tiranë.
Lini një Përgjigje