TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2023, 09:47

Përfitoi 600 mijë euro nga shoqja e saj dhe familja Ferracaku në Shkodër, lihet në burg supermashtruesja Milena Deraj

Shkruar nga Pamfleti

Përfitoi 600 mijë euro nga shoqja e saj dhe familja Ferracaku në

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Milena Derajn e akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda.

E arrestuara ka dorëzuar një deklaratë noteriali ku pranonte se i njihte borxhin familjes Ferracaku.

Milena Deraj, u mori gati 600 mijë euro familjes Verracaku në Shkodër dhe mikeshës së saj, fillimisht mashtroi këtë të fundit.

E mashtruar nga Deraj është Elira Shyti, me të cilën ka pasur marrëdhënie shoqërore të vazhdueshme. Duke qenë se Deraj kishte punuar në bankë, i premtoi shoqes së saj Shyti që të investonte në bono thesari, që më pas të përfitonte nga interesat.

Burime bëjnë me dije se paratë Elira Shyti i ka dhënë Derajt edhe në bankë edhe në dorë. Përmes një banke të nivelit të dytë janë kryer 2 transaksione me shumën e parë prej 47 mijë euro dhe të dytin prej 20 mijë euro. Sipas burimeve, pjesën tjetër të parave Elira ia ka dhënë Milenës në dorë. Pas kallëzimit të Shytit ajo ka deklaruar se paratë ia ka dhënë në shuma të ndryshme që variojnë nga 10 deri në 30 mijë euro, para që sipas saj i merrte borxh nga të afërmit.

Megjithatë, kur Shyti po shihte se paratë nuk po i ktheheshin mbrapshtë, bindi shoqen e saj Milena Deraj për firmosjen e një deklarate noteriale për shumën totale që i kishte dhënë prej 225 mijë euro. Në kërkim të parave të saj, të cilat nuk po i ktheheshin, Elira Shyti takoi edhe burrin e Milenës, Genci Llakaj.

Sipas dëshmisë së Elirës para hetuesve, Genci punonte në Kryeministri dhe ai e kishte garantuar që do t'i kthenin të gjitha lekët, bashkë me fitimin. Lidhur me rastin e mashtrimit të familjes Verracaku në Shkodër, ndërlidhës mes Derajt dhe Verracakëve ishte Elira Shyti.

 

milena deraj 600 mijë euro

Lini një Përgjigje