
Gazetari, Elton Qyno ka dhënë detaje lidhur me paraqitje e Jurgis Çyrbjas ditën e sotme në SPAK, ku është pyetur lidhur me komunikimet e tij me element të krimit të organizuar në aplikacionin ‘’Sky’’.
Në një intervistë në Ora News, Qyno tha se Çyrbaj është pyetur nga prokurorët e SPAK për të paktën 7-8 raste të evidentuara nga Prokuroria e Posaçme, ku ish-deputeti del i lidhur me komponentë të krimit.
“Paraqitja e tij në ambientet e SPAK-ut lidhet me komunikimet e tij me elementë të krimit të organizuar dhe elementë që janë shpallur në kërkim nga prokuroria e Posaçme.
Është pyetur për 7 apo 8 episode të cilat SPAK pretendon se i zgjedhuri vendor i PS-së, Jurgis Çyrbja ka pasur kontakte me elementë të krimit të organizuar duke i ndihmuar këta të fundit për ti shpëtuar ndjekjes policore dhe për ti shpëtuar prangosjes së tyre.
Sigurisht që Çyrbja ka mohuar prezencën e tij si përdorues i aplikacionit Sky, ndërkohë që nga ana tjetër prokuroria e posacme pretendon se ka prova domethënëse përsa i përket identifikimit të tij pikërisht si përdorues i këtij kodi.
Nisur nga kjo situatë e ka parë të arsyeshme se që nga periudha e datës 20 tetor që kur është arrestuar Jurgis Çyrbja në qytetin e Durrësit edhe deri më sot të kryhen disa veprime të tjera shtesë mbi këtë procedim penal duke marrë në pyetje Jurgis Çyrbjan”, tha Qyno.
Lini një Përgjigje