
Gazetari Nefali Maliqi ka folur në lidhje me fondet e BE për rajonin dhe situatën në Shqipëri.
Në një postim në rrjete sociale, gazetari shkruan se ka marrë një 'lajm të zi' nga Brukseli për vendin tonë teksa thekson se Serbia ka marrë 288 milionë euro pa kthim nga BE-ja për zhvillim, ndërsa Shqipëria asnjë cent.
Më tej ai shton se BE-ja ja ka pezulluar ndihmat Shqipërisë për shkak të keqpërdorimit nga qeveria.
Maliqi ka ironizuar kryeministrin shqiptar teksa u shreh se Rama rri dhe përqafohet me Melonin duke bërë show.
“Lajm i zi nga Brukseli: Serbia ka marrë 288 milionë euro pa kthim nga BE -ja për zhvillim.
Kurse Shqipëria asnji cent apo 0 përqind, meqë BE- ja ka pezulluar ndihmat për shkak të keqpërdorimit të tyre! Çka ta ba i joti, s’ta bën kërkush!
Rama le të vazhdojë të rrespillavet me Melonin”, shkruan gazetari.
Lini një Përgjigje