
Gjatë tryezës së sotme të “Antikorrupsionit” u fol për parandalimin e pastrimit të parave dhe korrupsionit transnacional.
Gentian Ndoi, drejtor për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar tha se ka informacione që kriptovalutat po përdoren gjerësisht për të fshehur dhe pastruar paratë që vijnë nga krimi.
“Jemi duke krijuar një qasje të re dhe me kriptovalutat, pasi informacionet janë që kriptovalutat përdoren gjerësisht për të fshehur pasuritë që vijnë nga krimi dhe e dyta për të lehtësuar pastrimin e këtyre parave. Është një qasje e re për ne, po eci, me trajnimet. Ne po luftojmë bashkë me mbështetjen e ministrisë që të kemi një qasje sa më të madhe në databazat shtetërore dhe private. Është shumë e nevojshme. Është tmerrësisht e nevojshme pasi një punë burokratike që bëhet përmes shkresave që I dërgohen institucioneve, që shpesh herë bllokon dhe punën e tyre e tonën, një oficer mund ta bëjë lehtësisht nga zyra e tij, pa rënë në sy dhe në fund të ketë një produkt që t’ja referojë prokurorit , e prokuroru më pas gjykatës”, theksoi ai.
Klajd Karameta zëvendës ministri i Drejtësisë nënvizoi se kriptomonedhat përfaqësojnë revolucion dhe se duhet ta përqafojmë teknologjinë.
Lini një Përgjigje