TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Janar 2024, 22:54

Pazaret për 'zgjedhoren’? Abilekaj: Rama e zgjoi Lulin që të bëjë reformën dhe zgjedhjet e 2025 t'i ketë në tavë!

Shkruar nga Pamfleti

Pazaret për 'zgjedhoren’? Abilekaj: Rama e zgjoi Lulin që

Analisti Enton Abilekaj u shpreh se, Edi Rama e zgjoi Lulzim Bashën, që të bëjë reformën zgjedhore dhe ti ketë zgjedhjet e 2025 në tavë.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Abilekajt, tha se Rama nuk ikën në mënyrë demokratike.

Çfarë bën Rama sot. Pse vendosi që të bëjë reformën zgjedhore pa opozitën. Pse e prishi një traditë demokratike, që në një vend si ne ku institucionet demokratike janë të brishta, janë të domosdoshme.

Lulit ju afrua, e përmendi Lulin e faktorizoi Lulin. E zgjoi Lulzim Bashën nga gjumi se i duhet për reformën zgjedhore.

Që në reformë të bëhen ndryshime si primi, të numërohen votat nga administrata shtetërore. Pra që zgjedhjet e vitit 2025 të jenë në tavë, dhe sa do faktorë ndërkombëtarë të ndërhyjnë apo të sugjerojnë të ikë Rama, të mos ketë asnjë mënyrë demokratike, apo paqësore për ta larguar. Ai forcon pushtetin e vet’, tha Enton Abileka.

abilekaj basha

Lini një Përgjigje