TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Gusht 2023, 17:11

Pas shkrimit të Ramës për kullën, reagon Shkëlzen Berisha: 20%-shi vlen më shumë se balta!

Shkruar nga Pamfleti

Pas shkrimit të Ramës për kullën, reagon Shkëlzen

Djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar sërish lidhur me ndërtimin e kullës “Mali i Tiranës” pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Pas shkrimit të kryeministrit Edi Rama i cili në thelb i jepte “OK” ndërtimit të kullës, Shkëlzeni me anë të një postimi në "Facebok" akuzoi Ramën se ka 20 përqindëshin e tij te “Mali i Tiranës”.  Ai shtoi se këtë pazar Rama e hëngri me nder, pasi sipas tij 20%-shi vlen më shumë.

Sepse 20%-shi vlen me shume se balta! Ashtu siç dhe pritej vendosi ta haje me “nder” njëlloj siç ka ngrenë me qindra pazare te tjera 20%-she ndërsa betononte Tiranën, gjate gjithë karrierës se tij 30 vjeçare, për te “mirën” e vendit dhe te popullit! Kjo për faktin e thjeshte se, 20%-shi i radhës vlen me shume se përbaltja e kundërshtarit! Por ne këtë rast nuk e hëngri krejt vetëm por la dhe për derdimenet e tij mediatike qe vazhdojnë llomotitjet se fajin për skandalet qe firmos Rama e ka …. Shkëlzeni!”, shkruan Berisha.

shkëlzeni rama kulla

Lini një Përgjigje