TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Gusht 2023, 12:55

Gazetari tallet me Foltoren: Pritët ndërhyrjen e Ramës që të dilnit nga depresioni i gropës së kullës

Shkruar nga Pamfleti
Gazetari tallet me Foltoren: Pritët ndërhyrjen e Ramës që
Sali Berisha

Gazetari Habjon Hasani, ka ironizuar "Foltoren" lidhur me reagimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me kullën "Mali i Tiranës.

Sipas tij, u desh ndërhyrja e Ramës ata dhe mediat e tyre të dilnin nga depresioni i gropës së kullës.

"Pasi priti me qetësi dhe me durim stoik 3 ditë e 3 netë që opozita, sekseret dhe mediat e tyre të dilnin nga gropa e Hajdin Sejdisë, shoku Rrapi me intuiten e tij bonaparteske konstatoi se ata ishin kyçur dramatikisht në gropë, ndaj dhe përveshi mëngët që të përballej sy me sy e dhëmb me dhëmb me teknologun politik të Rilindjes, Mero Bazen", shkruan Hasani në rrjetet sociale.

Ditën e sotme në një sqarim tejet të gjatë Rama, e cilësoi si një mullar balte të gjithë reagimin publik, politik e mediatik që ka ngjallur ky investim privat, projekt që është dizenjuar nga studio daneze Cebra, e shpallur fituese mes disa të tillave që morën pjesë në konkursin ndërkombëtar vitin e shkuar.

Ndërkohë po flitet se pas kullës 58 kate qëndron dajli i Berishës, Shkëlzeni që e mohoi dhe sfidoi Ramën me heqjen e lejes së ndërtimit.

 

kulla 58 kate berisha rama

Lini një Përgjigje