TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Gusht 2023, 09:24

Fuga tallet me Berishën: Pse nuk hap "Foltorja" edhe një studio imobiliare për shitje banesash

Shkruar nga Pamfleti

Fuga tallet me Berishën: Pse nuk hap "Foltorja" edhe një

Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me ndërtimin e kullës 58 katëshe në lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Ai ironizon ish-kryeministrin Berisha duke pyetur se pse nuk hap foltorja edhe një studio imobiliare për shitje banesash, një kabinet avokatie apo studio arkitekture.

"Opozitë politike apo kabinet imobiliar?

Epoooo, që edhe opozita jonë e nderuar do ta trajtonte kullën pas Pallatit sovjetik të Kulturës në Tiranën e Barrikadave si çështje arkitekture bashkëkohore, apo pune pronësie, këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë.

Kurrë!

Më ka vënë në reflektime të thella për këtë dashuri për artin bashkëkohor të lartësisë në hapësirën e ndërtuar. Nuk di çfarë mendon për ashensorët që do të përdoren! Si edhe për ngjyrat e mureve të WC të godinës madhështore!

Politika pasi u kthye në loje polici - hajduti, tani u bë çështje stilesh arkitekturore.

Kësaj i them opozitë estetike unë!

Për këtë paguhet nga taksat tona të majme, uh sa të majme! Si rrogë deputeti!

Duartrokitjet më të zjarrta!

Pse nuk hap edhe një studio imobiliare për shitje banesash, marrje - dhënie banesash me qera, kabinet avokatie, studio arkitekture, gjithçka!

Ka fituar miliona përkrahës në të gjithë botën si opozita me arkitekturore e planetit!

Hajde arkitekt (e) hajde!

Bravooooo!", shkruan Fuga në Facebook.

fuga berisha

Lini një Përgjigje