Nga mafia kineze tek rrjetet shqiptare të kokainës dhe lidhjet me ’Ndranghetën, një hetim mbi krimin gjithnjë e më global
Mafia shqiptare bashkëpunon me atë kineze dhe ‘Ndranghetën, duke krijuar një dominancë ne tregje, veçanërisht në industrinë e drogës. Episodi “histori kriminale” në emisionin PresaDiretta Open në Rai3, i publikuar mbrëmjen e së dielës u ndal në Prato, ku distrikti i “pronto moda” është kthyer në simbol të një sistemi të bazuar në shfrytëzim, evazion fiskal dhe kontroll kriminal.
Bëhet fjalë për një realitet ku, krahas ekonomisë zyrtare, ekziston një kriminalitet i strukturuar, i aftë të ndikojë tregjet dhe territoret. Hetimet flasin qartë për një mafie kineze të organizuar, gjithnjë e më të rrënjosur.
Kamerat ndjekin rrugën e kokainës përgjatë itinerareve që lidhin Europën me Amerikën e Jugut, nga boshti mes klaneve shqiptare dhe ’Ndranghetës deri në portet e Ekuadorit. Ajo që bie në sy është aftësia e këtyre organizatave për t’u përshtatur. Pyetja që shtrohet: a është ende e saktë të flitet për mafien siç e kemi njohur, apo nëse përballemi me struktura më fluide dhe globale?
Në Prato, distrikti kinez i “pronto moda”, më i madhi në Europë, fsheh një rrjet të paligjshmërisë sistemike: kontrabandë, evazion, punë në të zezë dhe shfrytëzim. Krahas kësaj realiteti vepron një kriminalitet i organizuar që kontrollon logjistikën dhe tregjet, shpesh me përdorim në rritje të dhunës.
Nga Kina në Shqipëri
Ekzistojnë vendime gjyqësore që njohin praninë e një mafieje të mirëfilltë kineze, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm Luca Tescaroli paralajmëron për një kriminalitet në zgjerim, i aftë të depërtojë në institucione dhe të krijojë aleanca me mafiet italiane dhe shqiptare.
Rrëfimi zhvendoset më pas tek rrjeti shqiptar i kokainës që po zgjerohet në Itali, ku klanet bashkëpunojnë me ’Ndranghetën. PresaDiretta ndjek Grupin Operativ Antimafia të Guardia di Finanza mes Brescias dhe Bergamos dhe rindërton mënyrën se si klanet shqiptare janë bërë furnizuesit kryesorë për mafiet italiane: të besueshëm, të padukshëm dhe të aftë të dorëzojnë drogën drejtpërdrejt.
Reportazhi vijon në Shqipëri, në një realitet të parave të pista, nga Tirana në Durrës: rrokaqiej dhe resorte të financuara nga kokaina, me kriminalitet të organizuar të infiltruar në porte, institucione dhe deri në Parlament.
Udhëtimi përgjatë rrugëve ndërkombëtare të drogës arrin në Ekuador, prej nga niset pjesa më e madhe e kokainës që shkon drejt Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Vetëm nga porti i Guayaquil kalon rreth 70 për qind e këtij trafiku, një treg me vlerë rreth 30 miliardë dollarë në vit, i menaxhuar nga ’Ndrangheta, kartelet meksikanë dhe mafia shqiptare.
Për herë të parë, kamerat hyjnë në burgun më të rrezikshëm të vendit. Në fund vijnë dëshmitë e atyre që rezistojnë: gazetarë investigativë të kërcënuar me vdekje, një murgeshë komboniane që sfidon bandat dhe vajzat e ish-kandidatit për president Villavicencio, i vrarë nga bandat, që kërkojnë të vërtetën. /Pamfleti/
Ky shkrim Oregon se fatkeqesisht Shqiperine e drejton mafia Shqiptare dhe boterore Nuk e besion se ky rregjim original mafioz mind Te freezer me protests paqesore demokratike . Fatkeqesi per popullin qe qeveria e ka cu ne novel ekstreme varferise , eshte se dhe BE actuality eshte e korruptuar dhe hallakatur si mos me keq