TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Mars 2026, 09:59

Presidenti Begaj shkarkon nga detyra Komandantin e Forcave Ajrore

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti Begaj shkarkon nga detyra Komandantin e Forcave Ajrore
Presidneti Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur dy dekrete që sjellin ndryshime në drejtimin e Forcës Ajrore të Shqipërisë.

Me Dekretin nr. 164, datë 30 mars 2026, është vendosur lirimi nga detyra i Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo, i cili mbante postin e Komandantit të Forcës Ajrore.

Në vijim, përmes Dekretit nr. 165, po të së njëjtës datë, në krye të Forcës Ajrore është emëruar Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci.

Ndryshimi në drejtim është zyrtarizuar nga Kreu i Shtetit, ndërsa nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me këtë vendim.

 

lirohet nga detyra komandati i forcave ajrore

Lini një Përgjigje