
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka paralajmëruar të tjera arrestime të bujshme para zgjedhjeve të 11 majit, pas prangosjes së kryebashkiakut Veliaj.
I ftuar në një emision, ai tha se tashmë SPAK është bërë pjesë e fushatës dhe me ose pa dashje po ndikon te procesi zgjedhor. Sipas tij, të dyja palët janë duke pritur se kur do të vijë goditja e radhës.
“Do vijojë me raste të tjera që i kanë nën hetim. Edhe gjatë zgjedhjeve do vijojnë arrestimet. Ky ëshët debat që vijon edhe në SHBA me rastin e Trump. Ai vijonte fushatën kur ishte nën hetim. Kjo është e njëjta histori dhe do çojë në zgrip 11 majin dhe gjasat janë që do ketë sërish arrestime të nivelit të lartë. Prokurorët thanë se nuk jemi selektivë dhe nuk zgjedhim kohën kur godasim. Pro doli fakti. Prandaj politika shihet e kërcënuar për garën elektorale. Kanë informacion dhe ata, siç kishin dhe për Veliajn. Fakti që u fut në atë dosje edhe Dumani, tregonte se diçka do ndodhte. Diskutimi që bëhej ishte nëse do ndodhte para apo pas zgjedhjeve”, tha ai në “Top Story”.
Lini një Përgjigje