TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Korrik 2025, 20:57

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të ministrisë së Ekonomisë

Shkruar nga Pamfleti

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të ministrisë së

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të Pallatit të Kongreseve nga Bashkia Tiranë te ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në funksion të realizimit të projektit të investimit “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve”.

Pallati i Kongreseve, dhe transferimi i saj ka si qëllim realizimin e projektit të investimit “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve”, një nga godinat më ikonike për jetën kulturore dhe institucionale në kryeqytet.

Vendimi i Këshillit të Ministrave: 

Ve n d i m  Për Ndryshimin E Përgjegjësisë Së Administrimit, Nga Bashkia Tiranë Te Ministria E Ekonomisë, Kulturës Dhe Inovacionit, Të Pasurisë Me Numër 7/74, Në Zonën Kadastrale 8160, Tiranë, Dhe Për Një Ndryshim Në Vendimin Nr.834, Datë 13.12.2006, Të Këshillit  të Ministrave, Të Ndryshuar 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I: 

1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Bashkia Tiranë te Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të pasurisë me numër 7/74, në zonën kadastrale 8160, Tiranë, sipas planit të rilevimit, bashkëlidhur këtij vendimi, në funksion të realizimit të projektit të investimit “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve”. 

2. Prona e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i hiqet listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, bashkëlidhur vendimit nr.834, datë 13.12.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së pjesshme të inventarit (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme shtetërore në Bashkinë Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar. 

3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

K R Y E M I N I S T R I 

EDI RAMA 

Në mungesë dhe me porosi 

ZËVENDËSKRYEMINISTRI 

BELINDA BALLUKU 
 

Lini një Përgjigje