Pas të bijës e cila u paraqit sot në SPAK, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ka shkuar këtë të hënë edhe nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi.
E ëma e Kryemadhit nuk ka preferuar të prononcohet për gazetarët, të cilët para se të hynte në SPAK e pyetën atë se cila ishte arsyeja që ajo është thirrur në SPAK.
“Nuk merren me ato që shesin copat e shtetit e të popullit, por merren me një plakë. Më kanë futur persona nën hetim për shtëpinë time”, tha Kryemadhi.
Kujtojmë se më 17 dhjetor të vitit të kaluar Apeli i GJKKO-së prishi pjesërisht vendimin e GJKKO duke i hequr sekuestron e vilës së nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi.
Sakaq Apeli i GJKKO la nën sekuestro vila e deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi.
Para të emës, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është shprehur se nuk e ka uruar Presidentin e PL dhe njëherësh ish-bashkëshortin e saj për Vitin e Ri.
Komentet Kryemadhi i bëri para godinës së SPAK u paraqit ditën e sotme në funksion të masës ‘detyrim paraqitje’.
Kryemadhi tha se nuk ka asnjë lidhje me Metën dhe shtoi se atë e kanë ‘iluminuar’ njerëz të tjerë me shpifje kundër saj.
“Do njihemi edhe me fashikujt, pra dokumentacioni. Nga ana tjetër do të përballemi me ekspertizën që do të ndërtojë edhe vetë prokuroria, sëbashku me ekspertizën financiare që kemi bërë edhe unë dhe mamaja ime. Është një procedurë pak e gjatë që kërkon konsistencë dhe durim. Për z. Meta nuk di gjë.Të gjithë njerëzit që e iluminojnë Metën me shpifje të tilla, të marrin përgjigje në 2025, siç po e marrin disa. Armiq dihet kush janë, ata që kanë shpifur gjithë kohën”, tha Kryemadhi.
Lini një Përgjigje