TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Qershor 2026, 18:40

"Pa dorëheqje, s’ka dialog!", thirrjet dhe pankartat e protestuesve para Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti
"Pa dorëheqje, s’ka dialog!", thirrjet dhe pankartat e
Pamje nga protesta

Për të tretën ditë radhazi, mijëra qytetarë protestuan para Kryeministrisë kundër projektit në Zvërnec, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe duke refuzuar çdo dialog pa plotësimin e kësaj kërkese.

Mijëra qytetarë iu rikthyen protestës në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec, duke vijuar mobilizimin për të tretën ditë me radhë.

Tubimi nisi në Sheshin Skënderbej dhe më pas u zhvendos para Kryeministrisë, ku protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj projektit dhe kërkuan përgjegjësi politike. Protestuesit vijuan me thirrje kundër qeverisë dhe projektit në fjalë.

“Pa dorëheqje, s’ka dialog”, ishte një nga sloganet kryesore të protestës, në përgjigje të thirrjes së kryeministrit, i cili gjatë ditës ftoi një grup përfaqësuesish të protestuesve në një konsultim publik për projektin.

"Pa dorëheqje, s’ka dialog!", thirrjet dhe pankartat e

Gjatë marshimit, protestuesit mbanin pankarta të ndryshme me mesazhe kundërshtuese. Në një prej tyre shkruhej: “Jam bir shqipe more shkja, ti sha ne s’dimë me sha, ta kemi thënë s’na e njeh trurin, n’Kryeministri ta ngremë flamurin”.

Ndërsa në pankarta të tjera shfaqeshin slogane si: “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “S’ka lind ai bir k’rve, e as ai bir çifuti që t’na marrë trojet tona”.

"Anulo projektin! Shqipëria është e shqiptarëve, jo e tradhtarëve!", ishte një tjetër thirrje e protestuesve para Kryeministrisë.

Atmosfera para Kryeministrisë është shoqëruar me thirrje, pankarta dhe mesazhe kundërshtuese, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

"Pa dorëheqje, s’ka dialog!", thirrjet dhe pankartat e

Mes brohorimave "turp, turp" dhe "poshtë patronazhistët", qytetarët e kanë cilësuar qeverinë si hajdute. Këto kanë qenë disa nga thirrjet e forta që vijnë nga protesta që po mbajnë sot qytetarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

"Pa dorëheqje, s’ka dialog!", thirrjet dhe pankartat e

Kjo është dita e tretë radhazi e mobilizimit qytetar kundër projektit në Zvërnec, një çështje që ka nxitur debat të gjerë publik dhe përplasje politike në vend.

Lini një Përgjigje