
Analistët Andi Bushati dhe Preç Zogaj debatuan për gjendjen e opozitarizmit në vend. I ftuar në emsionin "Të Paekspozuarit", Bushati u shpreh skeptik për rinovimin e PD dhe kthimin e saj si shumicë.
Nga ana tjetër Preç Zogaj u shpreh se kjo ide fataliste është e dëmshme dhe se opozita është shumicë në vend.
Pjesë nga biseda:
Preç Zogaj: Opozita e Shqipërisë, populli opozitar, për vota të numëruara ka qenë vetëm 37 mijë vota më pak se sa PS-ja në zgjedhjet e vitit 2021.
Andi Bushati: Aq sa i duheshin.
Andi Bushati: Edhe tre i mori Toma.
Preç Zogaj: Ta fusim të gjithë narrativën në fatalitet. Unë nuk i pohoj vetë se jam pjesë e opozitarizmit që i bëj Edi Ramës, por t’i futësh narrativën në fatalitet, është të bësh alibinë e mosreformimit të opozitës.
Andi Bushati: Nuk rinovohet, Preç. PD-ja.
Preç Zogaj: Por po të rinovohet fiton. Këtu s’bie dakord me ty.
Andi Bushati: Jo, se unë kam këndvështrim tjetër, jo zgjidhjen e shoqërisë shqiptare vetëm përmes PD-së. Ç’ndodhi në vendet demokratike? Në Francë u lodhën me partitë e mëdha, sollën Makronin, tani po përzënë edhe Markonin. Atje zgjodhën Melonin. Kur demokracia funksionon, lind diçka e re. Këtu është rrafshuar çdo lloj opozitarizmi.
Preç Zogaj: Në zgjedhjet e kaluara, partitë opozitare i kaluan votat e Edi ramës, por shkuan dëm se u hallakatën, në pëmundësi të PD-së dhe të metës për të bërë koalicion. Pra ka patur një elektorat maxhoritar opozitar.
Lini një Përgjigje