TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shtator 2024, 21:44

Muhamet Rrumbullaku dorëhiqet pas 2 vitesh nga kreu i Policisë?

Shkruar nga Pamfleti

Muhamet Rrumbullaku dorëhiqet pas 2 vitesh nga kreu i Policisë?

Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga kreu i policisë së shtetit. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se në vend të tij është komanduar zv. drejtori aktual, Sokol Bizhga deri në zgjedhjen e kryepolicit të ri.

Muhamet Rrumbullaku u emërua si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas vendimit të qeverisë më 7 shtator 2022.  Ky emërim i z. Rrumbullaku erdhi pas shkarkimit të ish-drejtorit Gledis Nano. Ai u hoq me argumentin se nuk i realizoi objektivat.

Ndër të tjera, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur një sërë detyrash të larta në Policinë e Shtetit. Po ashtu, ai ka punuar edhe në sektorin privat.

Ndërkohë ditën e nesërme ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në orën 10:00 ka thirrur në mbledhje të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, si edhe drejtorët e departamenteve.

Pritet të diskutohet ligji i ri i policisë, ku kryesisht do të diskutohet në procedurën e përzgjedhjes së kreut të policisë së shtetit, drejtorëve vendorë dhe shefave të komisariateve. Këto pozicione me ligjin e ri do të përzgjidhen me komision.

 

Lini një Përgjigje