TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shtator 2024, 21:24

“Gangrena e PD-së”, Kokalari “shpërthen” ndaj Berishës për drejtuesit e qarqeve: Kjo punë vjen erë!

Shkruar nga Pamfleti

“Gangrena e PD-së”, Kokalari “shpërthen” ndaj

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Drejtuesve të Qarqeve nga PD-ja e drejtuar prej Sali Berishës. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kokalari ka kritikuar zëvendësimin e emrave si Topali, Alizoti dhe Luan Baçi me emra si Gjekmarkaj, Bardhi e Këlliçi.

Ajo e ka quajtur këtë si Pazar i radhës, teksa ka theksuar se këto emra që kanë zëvendësuar demokratët e vërtetë janë gangrena e PD-së.

Si mund të heqësh Jozefina Topallin dhe te vesh Agron Gjekmarkajn?  Si mund të heqësh Luan Bacin dhe te vesh Gaz Bardhin?  Si mund të zëvendësosh një anti-komunit si Alizoti me një Sorosist si Enno Bozdo?  Dhe qershia mbi torte? Si mund të vesh Këllicin në Tiranë ku humbi masivisht dhe turpërisht ndaj Velias?

Apo, ky është pazari i radhës por kësaj radhe mbyllet me Ramën? Vjen erë, z. Berisha, vjen shume ere kjo pune!!  Agron Gjekmarkaj, Gaz Bardhi, Belind Këllici, Enno Bozdo dhe Ivi Kaso janë gangrena në atë parti.  Grupi Sorosit që të gjithë me thonin në ditët e para të rithemelimit, paska marrë rrënjë mirë.  Fatkeqësi për demokratët e ndershëm. Ngushëllime miq!”, shkruan Kokalari

Lini një Përgjigje