TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shtator 2024, 21:01

Dorëhiqet Muhamet Rrumbullaku? Ervin Hoxha shkund kupolën e policisë, nesër ndryshime në të gjitha nivelet

Shkruar nga Pamfleti
Dorëhiqet Muhamet Rrumbullaku? Ervin Hoxha shkund kupolën e
Ervin Hoxha dhe Rrumbullaku

Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen, por nuk ka konfirmim zyrtar. Detyrën deri në zgjedhjen e emrit të ri e ka marrë Sokol Bizhga...

Policia e Shtetit pritet të përballet me ndryshime të forta nesër në kupolën drejtuese të saj. Ndonëse ka vendosur të mbajë një profil të ulët, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka ardhur me një plan të ri, me qëllim stabilitetin e rendit në vend.

Mësohet se ai ka mbledhur në një takim kupolën e policisë, ku do të jepen direktiva dhe udhëzime, teksa do të bëhet dhe një bilanc i punës aktuale. Por nga ana tjetër, ky takim që do të nisë në orën 10.00 pritet të shoqërohet edhe me ndryshime të shumta.

Sipas burimeve, pritet të ketë lëvizje në nivel drejtorësh në shumë qarqe, ku disa do të ndryshojnë postet dhe disa do të largohen. Po ashtu priten lëvizje dhe në komisariate dhe në strukturat e tjera në varësi të Ministrisë së Brendshme. Nuk përjashtohen ndryshime dhe në vetë departamentet e kësaj ministrie.

Por duket se është firmosur edhe largimi i Muhamet Rrumbullaku. Ditën e nesërme do të hapet gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit. Ministria e Brendshme do të ftojë të gjithë personat që përmbushin kriteret për të aplikuar për këtë pozicion.

Sipas burimeve, Rrumbullaku ka dhënë dje dorëheqjen, por nuk ka konfirmim zyrtar. Detyrën deri në zgjedhjen e emrit të ri e ka marrë Sokol Bizhga. Pritet që largimi i tij të njoftohet nesër. 

Vendi po përballet me një rritje të vrasjeve dhe prej shumë kohësh nuk ka pasur ndryshime në radhët e policisë. Madje shumë efektivë dhe madje drejtues janë përfshirë në skandale duke dhunuar qytetarët. Pra sinjalet janë se nesër do të ketë tërmet në radhët e uniformave blu. /Pamfleti

Lini një Përgjigje