TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shtator 2024, 14:00

Debati për shqipen, deputeti shqiptar “ua plas” maqedonasve në mes të Kuvendit: Racistë! Kjo gjuhë flitet këtu para se të ishit ju!

Shkruar nga Pamfleti
Debati për shqipen, deputeti shqiptar “ua plas” maqedonasve
Elmi Aziri

Në Maqedoninë e Veriut po vijon debati në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti Elmi Aziri ka rikujtuar se shqiptarët janë prej kohësh në atë shtet dhe se gjuha shqipe është folur atje prej shumë kohësh tashmë.

Sipas tij i gjithë ky debat është një është shprehje e një mllefi të akumuluar nacionalist, shovinist, racist dhe fashist.

“Ajo që u tha këtu është shprehje e një mllefi të akumuluar nacionalist, shovinist, racist dhe fashist. Këtu gjithçka u tha, për tiparet e shqiptarët, për atributet, u tha për gjuhën, bindjet politike, për tendencat që këtë shtet ta bëjmë ta barabartë dhe shqiptarë të trajtohen njëlloj si të tjerët, por personit në fjalë i pengon” tha mes të tjerash ai.

Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski i pyetur sot rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e Gjuhëve dhe mundësin e destabilizimit të vendit tha se realiteti ndonjëherë është i hidhur dhe se nuk është “tryezë suedeze”, ku mund të marrësh atë që të pëlqen dhe ta lësh atë që nuk të pëlqen.

“Nuk besoj se do të ketë mundësi për destabilizim… Unë jam person që i respektoj ligjet dhe kushtetutën dhe nuk pres që kushdo qoftë që merr pagë dhe shfrytëzon privilegjet e qytetarëve këtu tek ne, të mos i respektoj ligjet e Maqedonisë dhe Kushtetutën e Maqedonisë.

Ndoshta edhe mua më paraqet problem diçka që është bërë në të kaluarën me Kushtetutën, dhe sado që të mos pajtohem dhe të jem kundër, siç është përdorimi i mbiemrit “E Veriut”, unë derisa ta ushtroj këtë funksion do të qëndroj para kësaj shenje, sepse nuk dua që në këtë mënyrë ta lëndoj Kushtetutën e Maqedonisë dhe Ligjet e Maqedonisë, kjo është kjo.

Ndonjëherë realiteti mund të mos ju pëlqej, por ju duhet ta pranoni atë realitet, në rast se vërtet luftoni për sundimin e së drejtës. Ndonjëherë në jetë gjërat shkojnë ashtu siç ju dëshironi, por ndonjëherë nuk janë ashtu siç ju i dëshironi.

Nuk është kjo një tryezë suedeze që të mund të marrim atë që na pëlqen, ajo që nuk na konvenon ta lëmë anësh”, deklaroi Mickoski.

elmi aziri debati për shqipen hristijan mickoski

Lini një Përgjigje