TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shtator 2024, 12:28

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Meloni: Duhet të jemi të kujdesshëm, sytë e botës janë tek ne!

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Meloni: Duhet

"Brenda pak javësh do të jetë gati Protokolli me Shqipërinë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe skrupuloz ndaj këtij projekti sepse sytë e botës i kemi të përqendruar tek ne”, u shpreh kryeministrja dhe presidentja i Fratelli d'Itali, Giorgia Meloni, gjatë një takimi me partinë e saj.

 “Të gjithë e kuptojnë se kjo nismë mund të ndryshojë tërësisht mënyrën e qeverisjes së imigracionit të parregullt" – shtoi ajo.

Dy kampet duhet të ishin hapur më 1 shtator që të niste zbatimin dhe marrëveshja, por duket që punimet në Gjadër po marrin më shumë kohë. 

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor 2023, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Kapaciteti maksimal është 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.

Në qershor 2024 Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni erdhi vetë nga Italia në Lezhë për të parë nga afër dy kampet ku do të qëndrojnë emigrantët që do të shpëtohen në det.

Lini një Përgjigje