TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shtator 2024, 21:58

Kujt i përkisnin paratë? Gazetari jep detaje për vrasjen në Shënavlash: Esmeraldi vrau babanë, por la shumë gjurmë!

Shkruar nga Pamfleti

Kujt i përkisnin paratë? Gazetari jep detaje për vrasjen në

Ngjarja e rëndë e ditës së djeshme në Shënavlash të Durrësit, ku Esmerald Balla i mori jetën babait të tij 62 vjeçar, tronditi opinionin publik.

Si shkak deri më tani janë konfliktet për 75 milionë lekë të vjetra që ndodheshin në një kasafortë brenda shtëpisë. Por ajo që mbetet ‘mister’ është kujt i përkisnin paratë, viktimës apo autorit?

Sipas gazetarit Merin Maçi, janë pikërisht deklarimet kontradiktore të 30 vjeçarit që ngritën dyshime te hetuesit. Fillimisht ai i kishte thënë policisë se çelësin e kasafortës e mbante babai i tij, e më pas kur u rimor në pyetje, dha një tjetër version. Përveçse nuk mbajti një linjë në rrëfimin e tij, Esmeraldi kishte lënë disa gjurmë krimi. Fillimisht te telefoni i tij…

"Më datë 3 Shtator është rimarë në pyetje, ku hetuesit e kanë pyetur me bindjen se ai ishte autor i ngjarjes. Fillimisht nuk ka treguar, policia i ka kërkuar të hapë telefonin dhe në galerinë e fotove ku është opsioni i fotove që janë fshirë, por që telefoni i ruan për një kohë të caktuar. Ka gjetur disa screenshote, mes të cilave rezultonte edhe llogaria në Instagram përmes së cilës i kishte çuar vëllait të tij mesazh”, tha gazetari për emisionin “Opinion”.

Gazetari shtoi më tej se një e dhënë që përforconte akoma më shumë dyshimet kishte të bënte me kamerat e sigurisë te shtëpia e familjes Balla.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në banesë rezultonte se ato nuk punonin, por ishin hapur vetëm ditët e para të muajit Shtator. Gjithashtu ka fshirë të gjitha thirrjet telefonike që ka kryer para datës 14 Gusht Mësohet po ashtu se Enver Balla ka marrë dy goditje me armë zjarri, pas koke dhe në pjesën e shpinës”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje