TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2026, 21:56

“Opozita të shohë nga vetja”, Dervishi: Protestat dhe kauzat aktuale po konsumohen pa prodhuar rezultat!

Shkruar nga Pamfleti
“Opozita të shohë nga vetja”, Dervishi: Protestat dhe
Gazetari Lutfi Dervishi

Gazetari Lutfi Dervishi ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet aksioni opozitar në Shqipëri, duke theksuar se mungon qartësia, konsistenca dhe një zgjidhje reale politike.

I ftuar në emisionin “Off the Record”, Dervishi u shpreh se protestat dhe kauzat aktuale po konsumohen pa prodhuar rezultat.

Sipas tij, mbështetësit e opozitës kanë të drejtë të protestojnë, por problemi qëndron te politizimi i skajshëm i çdo nisme.

“Çdo gjë kthehet në garë se kush flet i pari, kush e mban protestën, kush e bëri ftesën. Kjo e zbraz çdo lëvizje nga përmbajtja”, tha Dervishi.

Ai vlerësoi disa forma alternative rezistence politike jashtë boshtit tradicional opozitë-pozitë, duke përmendur partitë e reja, sipas tij, tregojnë më shumë qëndrueshmëri dhe konsistencë.

Dervishi solli si shembull “Lëvizjen Bashkë”, e cila, sipas tij, kërkon ndryshim jashtë sistemit aktual politik dhe nuk bën dallim mes mazhorancës dhe opozitës, duke i konsideruar të dyja pjesë të së njëjtës klasë politike që ka konsumuar besimin publik.

Megjithatë, problemi kryesor, sipas Dervishit, është mungesa e një emëruesi të përbashkët dhe e një vizioni të qartë që t’i bashkojë të gjitha këto iniciativa.

Kemi inflacion kauzash, inflacion skandalesh, por nuk kemi inflacion zgjidhjesh”, u shpreh ai.

lutfi dervishi opozita

Lini një Përgjigje