
Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se kryeministri Rama po hiperbolizohet si drejtues politik dhe si kryeministër dhe sipas tij së pari këtë po e bën opozita e cila është e pafuqishme për t’u përballur me të në zgjedhje.
Hoxha shton se ky mit i krijuar për Ramën, i intereson dhe i shërben vetëm atij.
“Kam përshtypjen që Ramën po e hiperbolizojmë. Ngrehina që ka Rama, është e kalbur, po kush e hiperbolizon i pari? Paafatësia e opozitës për t’u përballur me të dhe thonë që ky është i pathyeshëm. Ndërkohë Ramës i intereson kjo se krijohet një mit. Nga ana tjetër Rama nuk është aq i fuqishëm sa themi ne dhe sa thuhet.
Rama hiperbolizohet. E nisët emisionin me oligarkët, kullave. Po të vish vërdallë nëpër Tiranë sot njerëzit thonë që këtë kullë e kanë… Madje edhe brenda mazhorancës, ky është klani filan, këtë kullën këtej e ka ky i opozitës. Rama i ka joshur, i ka shpërndarë te të gjithë”, tha Hoxha për “Të paekspozuarit”.
Lini një Përgjigje