TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Janar 2024, 21:27

"Opozita nuk e mposht dot", Sejamini: Ramën e mbajnë në pushtet biznesmenët dhe mediat

Shkruar nga Pamfleti

"Opozita nuk e mposht dot", Sejamini: Ramën e mbajnë në

Neritan Sejamini ka folur për pushtetin e Edi Ramës dhe pamundësinë e opozitës për ta rrezikuar atë.

Ai tha se opozita nuk denoncon thelbin e mekanizmave që e mbajnë Ramën në pushtet, që janë mediat, biznesmenët e mëdhenj dhe shoqëria civile.

Sejamini shprehet se pushteti i Ramës e ka fuqinë kryesore te paraja e pistë që pastrohet në Tiranë.

"Nëse flasim për pushtetin e Ramës, ai është pushtet autokratik tipik, ndryshojnë vetëm nuancat. Nëse duam të flasim si mund të ndryshojë dhe rrëzohet pushteti i Ramës, si e mban Rama Shqipërinë nën kontroll? Si e mban nën kontroll pa bajoneta dhe pa gazetarë në burg? Struktura e pushtetit të Ramës është e ndërlikuar dhe e ka kuruar në afatgjatë.

Mediat duan Ramën në pushtet, biznesmenët duan Ramën në pushtet, shoqëria civile do Ramën në pushtet, etj. Po çfarë ndodh? Në të gjithë analizën tonë, përjashtojmë mediat dhe nuk i përmendim, nuk flasim për biznesmenët dhe shoqërinë civile. Nëse duam ta rrëzojmë Ramën, duhet analizuar pushteti i tij dhe të ketë strategji që e merr parasysh këtë makineri të tij.

Pushteti i Ramës, fuqinë kryesore e ka te paraja e pistë që pastrohet në Tiranë. Nëse pret pastrimin e parave në Tiranë, nesër kemi krizë ekonomike dhe njerëzit i ke në rrugë. Si ka mundësi biznesmenë pa të ardhura marrin përsipër kullat nga 100 milionë euro. Pse nuk i hyn opozita këtyre biznesmenëve nga i pari te i fundit?

Pushteti i Ramës nuk varet nga ministrat e tij, por nga mediat, paratë e pista, etj. Ideja që po të futen disa ministra në burg, Rama rrëzohet, harroje", u shpreh Sejamini për “Të paekspozuarit”.

Lini një Përgjigje