TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Maj 2024, 14:27

"Operacioni, pikë kthese për botën e krimit"/ Curri përplaset me Zekthin: SPAK-ut i plasi bomba në dorë

Shkruar nga Pamfleti

"Operacioni, pikë kthese për botën e krimit"/ Curri

Analisti Fitim Zekthi dhe Arjan Curri kanë komentuar megaoperacionin e SPAK ku u lëshuan 50 urdhra arresti nga të cilat u ekzekutuan 30 prej ndaj grupeve kriminale, ish-efektivë dhe njerëz të politikës.

Duke folur për këtë çështje Zekthi është përplasur me analistin Arian Curri.

Teksa Zekthi e ka cilësuar operacionin e SPAK-ut si një pikë kthese në goditjen e botës së krimit, Curi nga ana e tij tha se “SPAK-ut i plasi bomba në dorë”.

“Kjo tregon atë që ekziston në Shqipëri, një sindikatë e krimit të organizuar, ku individë me infrastrukturë shumë të madhe ishin zotërit e vërtetë të territorit. Operacioni në gjykimin tim është hera e parë që në Shqipëri nuk hetohet një individ i vetëm apo një grup. Kjo që ka ndodhur ngjan me atë që ka bërë Falcone dhe Borselino sepse hetohet në tërësinë e vet. Pra, prokuroria për herë të parë po funksionon siç duhet të hetojë një prokurori. Për mua ky është i vetmi lajm i madh, është një strukturë që e bën për herë të parë këtë lloj hetimi. Pse e bën? Është më e mbrojtur dhe më e fuqishme. Kjo është pika e kthesës për botën e krimit në Shqipëri”, u shpreh Zekthi.

Nga ana e tij, Curri kundërshtoi argumentin e Zekthit teksa shpjegoi se “këta këtu po të mos thyhej enkrochati dhe SKY ECC. Këtyre mirë që u erdhën dosjet se vetë nuk bëjnë dot gjë. SPAK-ut i plasi bomba në dorë”.

curri zekthi spaku

Lini një Përgjigje