TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Maj 2024, 14:05

Arrestimi i dy autorëve të vrasjes së shqiptarit në Athinë, Balla: Po goditet krimi i organizuar

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i dy autorëve të vrasjes së shqiptarit në
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të autorëve të dyshuar të vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Athinë pas 16 vitesh.

Balla u shpreh se rezultatet e arritura janë vetëm fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar.

Ministri theksoi se bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të luftuar krimin e organizuar, si dhe hetimet e përbashkëta për zbardhjen e ngjarjeve të rënda janë forma më e mirë për të goditur krimin.

“Rezultatet e arritura janë vetëm fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar. Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të luftuar krimin e organizuar, për të gjetur dhe ndaluar personat në kërkim nga drejtësia, si dhe hetimet e përbashkëta për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri apo në vende të tjera, janë forma më e mirë për të goditur krimin”, shprehet Balla.

Më tej Balla përgëzoi Policinë e Shtett për operacionet më të fundit.

“Përgëzime Policisë së Shtetit???? Korçë, Tiranë, Kavajë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Fier, për operacionet e orëve të fundit, të cilat rezultuan me arrestimin e dy shtetasve të dyshuar për një vrasje në Greqi rreth 16 vite më parë si dhe shtetas të tjerë të përfshirë në vepra të tjera penale”, tha Balla.

taulant balla

Lini një Përgjigje