TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Prill 2026, 14:34

“Nuk marrim dot frymë”, banorët në alarm nga zjarri në landfillin e Bushatit

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk marrim dot frymë”, banorët në alarm nga zjarri
Zjarri në landfill

Vatra e zjarrit në landfillin e Bushatit vijon të mbetet aktive edhe ditën e sotme, ndërsa flakët janë riaktivizuar sërish, të favorizuara nga era, pavarësisht ndërhyrjeve të deritanishme.

Ndërkohë që forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme, situata në zonë mbetet shqetësuese për banorët. Tymi i dendur dhe ndotja e ajrit po ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe jetën e përditshme të tyre.

Banorët shprehen se kushtet janë përkeqësuar ndjeshëm dhe se jetesa në zonë është bërë e vështirë. Një prej tyre, i cili vuan nga astma, tregon për vështirësitë serioze që po përjeton.

“Jemi keq. Nuk marrim dot frymë, jam me astmë. Fëmijët më kanë ikur që këtu. Na vjen uji si zi. Për shkak të landfillit këtu nuk jetohet më”, tha banori.

Edhe banorë të tjerë ngrenë shqetësime për situatën, duke theksuar mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve. 

“Nuk marrim dot frymë, jemi shumë keq. Karbon është. Mbeturinat po i thithim ne. S’dimë as ku të ankohemi për këtë punë. Është hera e parë që digjen. Po na shpiken sëmundjet”, u shpreh një tjetër banor.

Ata kërkojnë ndërhyrje më të shpejtë dhe zgjidhje afatgjata, ndërsa situata vijon të mbetet kritike në zonë.

Lini një Përgjigje