TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2023, 12:19

Nuk dorëzoi formularët e deklarimit, largohet nga detyra drejtori i Policisë së Lezhës

Shkruar nga Pamfleti
Nuk dorëzoi formularët e deklarimit, largohet nga detyra drejtori i
Vehbi Bushati

Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati, është shkarkuar nga detyra nga trupa e Vlerësimit pranë Agjencisë Mbikëqyrjes Policore.

Arsyeja e shkarkimit të tij është sepse nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive, detyrim ky ligjor për procesin e vettingut në polici.

Për këtë arsye Trupa e Vlerësimit e Agjencisë Mbikëqyrjes Policore vendosi largimin nga pozicionet drejtuese të Vehbi Bushatit. Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet Subjektit të Vlerësimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit.

 

vehbi bushati largohet nga detyra drejtori i policisë së lezhës

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje