TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2023, 12:18

Blinin pasuri të paluajtshme në Shqipëri/ Goditet banda e drogës në Itali, 15 të arrestuar; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Blinin pasuri të paluajtshme në Shqipëri/ Goditet banda e

15 persona u arrestuan ditën e sotme në Itali, pas një operacioni anti-drogë nga Guardia di Finanza.

Sipas mediave italiane, operacioni është zhvilluar  në Basilicata, Liguria dhe Pulia, ku policia ka mundur të arrestojë shtetas italianë dhe shqiptarë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge (heroinë, kokainë, hashash dhe marihuanë) nga Shqipëria, ku investoheshin të ardhurat e akumuluara të paligjshme.

Baza e organizatës ishte në Scanzano Jonico (Matera), në një fermë që shërbente si “selia” për trafikun e drogës, ndërsa lidhja me Shqipërinë u bë përmes “një sistemi kompleks bisedash të koduara”, raporton 'Ansa'.

Gjatë operacionit policor, u gjetën dhe sekuestruan 5.7 g marijuanë, 100 gr kokainë dhe 20 kg heroinë. Vlera e sekuestrimeve të bërë nga autoritete italiane shkojnë në 4.2 mln euro.

Të ardhurat nga trafiku i drogës investoheshin në Shqipëri “për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe aktivitetet tregtare”.

Emrat e të arerestuarve:

Marsel alias Erion Hajri, lindur më 14.12.1989 në Shijak,
Ervis Dance, lindur më 01.30.1988
Anxhela Balla, lindur në 03.14.1995
Denis Shellegaj, lindur në 07.19.1987 në DurrësErmal Gjuzi, lindur 28.05.1991
Myrteza Balliu, lindur më 18 dhjetor të 1993
Klajdi Musaxu, lindur më 14 dhjetor 1995
Ardit Priÿri, lindur në 07.07.1974
Ervin Plaku, lindur më 08.07.1986
Juljan Karafilaj, lindur në 04.13.1984
Vincenzo Fiore, lindur më 08.01.1981 në Matera
Sergio Pinto, lindur në 12.12.1961 në Altamura
Costantino Scippa, lindur në 08.06.1957 në Altamura
Vito Shirt, lindur në 17.05.1975 në Altamura

goditet banda e drogës në itali 15 të arrestuar

Lini një Përgjigje