
Rikthehemi dhe një herë me kalvarin e mashtrimeve të kompanisë që tregton produktin fals "8S2", me shpresën se do të sensibilizojmë të gjithë konsumatorët që ta braktisin dhe të mos i lejojmë të na hedhin hi syve. Nuk duhet të harrojmë që të gjithë qytetarët nga veriu në jug dalëngadalë po sensibilizohen dhe po e kuptojnë që produkti fals 8S2 është thjesht një kopjo banale e markës së mirënjohur "B-52"sh për shqiptarët që nga viti 2008 e në vazhdim. Po abandonohet me të drejtë, pasi ky produkt është shumë i rezikshëm për shëndetin por edhe ka krijuar konfuzion dhe njerëzit nuk dinë më si ta quajnë!
Si mundet ta blejë një konsumator si "8S2", kur sot të gjithë shqiptarët e marrin për "B52"?!
A ka ndonjë media që se di akoma realitetin?!
A e dini sa kanë qenë shitjet e produktit "B52" në vitet 2011-2013 në territorin e Shqipërisë?
A e dini se këto sasi janë shitur vetëm nga shoqëria që ka mbajtur dhe mban pronësinë mbi Markën? Pra ata që shisnin dhe vazhdojnë të shesin që në kanaçen e parë vetëm markën "B52". Produkti që në fillim u nis të tregtohej nga kjo kompani, që mbase ndokush e quan të vogël por fjalët mbeten fjalë dhe veprat vepra. Nga nisja e shpërndarjes së produktit origjinal B-52, Kompania që mban dhe sot Marken, arriti që në 5 vite të ngre tregun, e në vetem ne vitin 2013 të kapte shifrat e 995000 arkave, ku të përkthyera në kanaçe kthehen ne 23 milion e 880 mijë kanaçe! Si është e mundur që këta "marifetçinj" kërkojnë të mashtrojnë popullin në këtë mënyre?! Ngritja e tregut nuk është bërë pas vitit 2013, pasi janë shifra e fakte që flasin por mashtruesit (BM shpk) e gjetën tregun të gatshëm (nga kompania shqiptare që mban pronësinë e markës B52) dhe e përdorën pikërisht këtë treg të gatshëm për të kryer manipulimet e tyre dhe për të përfituar, gjë të cilën e kanë arritur me ndihmën e oligarkëve, institucioneve të shitura dhe mediave.
Tani do të ndalemi tek "Pseudo gjigandët" holandez, një kompani kaq e famshme me të cilët mashtruesit (BM shpk) pretendojnë se bashkëpunojnë me ta. Përse nuk e shesin birrën BAVARIA në shtetin gjerman? Le ta provojnë e ta shesin nëse janë të zotët. Nëse kanë probleme, le të bëjnë edhe në Gjermani marifetet që përdorën në Shqipëri si psh: le të thonë se është 8avaria dhe jo BAVARIA, si në rastin e "8S2" me "B52". Këto marifete i njohin mirë edhe personat që i bëjnë mbrojtjen dhe ndoshta ja dalin në Gjermani se janë shumë "të zotët". Është e ditur që atje shitjet do ti kenë shumë të mëdha dhe kështu sdo të kenë nevojë të merren fare me një treg kaq të vogël si Shqipëria, me një popullsi prej 2-3 milionë banorësh. Atje kanë 24-fishin e tregut shqiptar. A e dini se gjermanët i kanë hedhur në gjyq për vjedhjen e emrit në gjykatat europiane? Këta mashtrues fajësojnë shtetin Shqiptar me pretekstin se po shkelen të drejtat e një kompanie holandeze kur në të vërtetë janë ata që po shkelin të drejtat e një kompanie shqiptare duke i ozurpuar emrin e më pas edhe tregun që e kishin të gatshëm. Nuk ka asnjë shans të ndodhë gjëja më e vogël me Shqipërinë e as me Gjermaninë nëse një kompanie i hiqet pronsia mbi Markn në një shtet pasi këto janë ligje e rregulla biznesi dhe në biznes duhet të jesh i drejtë dhe i saktë dhe të veprosh në kohë pasi mosveprimi konform ligjeve të të bërit biznes të kthen në një mashtrues, ku më e keqja është se i beson vetë mashtrimet e tua.
Po a e dini që birrat Gjermane i kanë cuar ne gjyq edhe në gjykatat e korruptuara shqiptare këta pseudo gjigandët holandez? I kanë cuar gjyq pikërisht për të njëjtën arsye si në çdo shtet tjetër të europës, për vjedhje të emrit të landit bavarez. Si ka mundësi që edhe në Shqipëri gjermanët kanë probleme me këtë kompanin Holandeze që mashtruesit (BM shpk) na e quajnë të famshme? A thua edhe Shqipërinë duan gjermanët ta bëjnë ishull të mbyllur si Gjermaninë pasi për këta "marifetçinj" Gjermania qenka ishull i mbyllur sepse birren se shesin dot. Po çfarë janë këto çudira?! Si është e mundur që një kompani holandeze të kërcënojë shtetin Shqiptar se veprimet kundër tyre do ta çonin në një mospranim në BE?! Po Gjermaninë, mos vallë e kanë përjashtuar nga BE këta?!
Vendimi i Gjykatës së Apelit për çështjen e vjedhjes së emrit bavarez nga kompania holandeze


Lini një Përgjigje