
Një qytetar ka kritikuar në sy kryedemokratin Sali Berisha gjatë takimit në Mirditë, ku i tha se duhen protesta të mëdha dhe jo paradë mode.
Ai tha se tani nuk është koha për të bërë foltore, pasi ato duhet të ishin bërë që në muajin shtator.
Po ashtu qytetari i tha Berishës se PD duhet të riformatohet, pasi sipas tij ka figura të reja.
Si shembull mori Flamur Nokën të cilin e quajti arrogant dhe se nuk është ai për sekretar.
“Më duket se foltorja s’është në kohën e duhur duhet të ishte në shtator. Se në kulmin e krizës do fokusohet tek takimet tona dhe do harrohet Rama dhe Balluku. Protestat e tjera duhet që të jenë më të mëdha se ato që kemi pasur. Një pjesë e strukturave të kryesisë së PD janë bërë antipatike. Kryesia e PD janë po ata që janë pjesa humbëse e PD në 2013. U morë stafi i Bashës dhe kaloi prap tek ju. Janë po ata prap. PD duhet të riformatohet. Flamur Noka është arrogant nuk është ai për sekretar ka figura të tjera PD. Protestat janë bërë bajate. Unë dua protestë, jo paradë mode”, tha ai.
Lini një Përgjigje