Erdogani zbarkon në Jug, fondacioni “Maarif” ndez tensionet në Himarë
Një përplasje e re është ndezur në Himarë, këtë herë me përmasa shumë më të ndjeshme sesa një konflikt lokal administrativ.
Fondacioni turk “Maarif”, i krijuar nga presidenti Erdogan për të zëvendësuar institucionet e lidhura me rrjetin Gulen (FETO), po tenton të hapë një institucion edukativ në zonën me ndjeshmëri të lartë etnike në jug të Shqipërisë. Kjo ka nxitur një reagim të fortë nga Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek, që e ka cilësuar nismën si “rrezik për bashkëjetesën ndërkomunitare”.
Në një deklaratë të ashpër, BMEG denoncon mbështetjen që po i jep Bashkia e Himarës projektit të fondacionit turk, duke e cilësuar kryetarin e përkohshëm të bashkisë, Vangjel Tavo, si “vegël të qeverisë qendrore” dhe pjesë e një strategjie më të gjerë të kontrollit të territorit, identitetit dhe vetëdijes së komunitetit lokal. Në thelb të shqetësimit nuk është vetëm ndikimi turk në edukim, por edhe mënyra se si “makineria shtetërore shqiptare” po përdor politika të heshtura për të krijuar prani ideologjike e kulturore të huaj në jug të vendit.
Fondacioni “Maarif”, i financuar drejtpërdrejt nga shteti turk, është promovuar si një alternativë ndaj shkollave të lidhura me FETO-n, rrjet që Ankaraja e konsideron terrorist dhe që Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar të shpallin si të tillë.
Organizata shkon më tej, duke e quajtur këtë nismë një “formë të maskuar të represionit shtetëror ndaj komunitetit lokal”, duke e lidhur direkt me goditjen ndaj Fredi Belerit dhe mënjanimin e tij si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës.
Në deklaratë theksohet se projektet nuk janë as private dhe as filantropike, por të financuara në mënyrë të tërthortë nga vetë taksapaguesit shqiptarë, përmes kontratave të dyshimta, koncesioneve dhe skemave të padukshme financimi, duke e bërë ndërhyrjen turke jo vetëm politike por edhe të “rentabël” për interesat e klientelës në pushtet.
Prandaj ushtari i mire Shvejk ka pas thene se: gjithshka, ne kete jete, ndodh midis qiellit qe na mbulon, dhe tokes qe na mban dhe ushqen...
Turqia nuk ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë. Erdogan nuk ka ardhur me helikopter ushtarak në Himarë. Turqia nuk shpërndan pensione suplementare për shtetas shqiptar. Turqia në raste fatkeqësish natyrale, ka dhënë ndihma të konsiderushme. Turqia nuk ka promovuar element me bengraund kriminal apo të dyshuar. Promovimi i kulturës ,artit, arsimit, shëndetësisë, qofshin ato turke, greke, franceze,amerikane etj e pasurojnë trashëgiminë kulturore botërore dhe i bashkojnë e i miqësojnë popujt. Në Greqi shteti dhe kisha janë në simpiozë.
Maarif nuk eshte fondacion por eshte nje agjensi e mirfillte e sherbimeve sekrete e drejtuar nga Fidan Hakan, shefi i ketij sherbimi qe tashme ka veshur edhe kostumin e ministrit te jashtem te Turqise duke kombinuar veprimtarine agjenturore me ate “ dipllomatike “ per te realizuar axhenden neootomane te sulltanit Erdogan. Ne kete rast duan te mbjellin percarje dhe provokime duke goditur ne zemren e nje komuniteti me ndjeshmeri te larte religjoze e kulturore te krishtere orthodokse.
Ca percarje do mbjellin Turqit? Dhe mes kujt? Ne sna percan dot njeri se nuk e veme dene te paren. Grekomanet le te pirdhen ne greqi, si detyron askush te ndjekin shkolle turke.
Lojra per te heq vemendjen nga skandalet dhe mutrat qe kan plas sheshit ????♂️