TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2025, 11:30

Shpërthim në një piceri te ‘Delijorgji’ në Tiranë, raportohet për të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim në një piceri te ‘Delijorgji’ në
Shpërthim në një piceri te ‘Delijorgji’ në Tiranë

Një bombol gazi ka shpërthyer në një piceri pranë ish-parkut të autobusëve në kryeqytet te ‘Delijorgji’.

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në një ambient që aktualisht është jo funksional.

Sipas policisë, të lënduar kanë mbetur pronari i ambientit një 40-vjeçar dhe punonjësi i tij, 28 vjeç.

“Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.”, thotë policia.

Ndërkohë pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi, xhama të thyer të dyerve dhe dritareve si dhe karrige apo tavolina të shkatërruara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

shpërthim te ‘delijorgji’ në tiranë

Lini një Përgjigje