TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2025, 20:27

AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia, rezultuan me aflatoksinë

Shkruar nga Pamfleti

AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia, rezultuan me

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zbuluar se në një sasi prej 51 ton misër me origjinë nga Serbia kishte prani të aflatoksinës.

AKU bën me dije  se nga analizat e kryera në mostrat e marra në dy ngarkesat me misër, ushqim për kafshë të ardhura nga Serbia, janë konfirmuar me prani të Aflatoksinës B1.

Për këtë arsye, njëra nga ngarkesat, është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa ngarkesa tjetër është bllokuar me destinacion asgjësimin.

AKU garanton opinionin publik se çdo produkt ushqimor i importuar, i nënshtrohet kontrolleve rigoroze për të garantuar produkte të sigurta ushqimore në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e AKU-së për mediat.

Lini një Përgjigje