TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2025, 17:19

Një ‘tirons’ merr komandën e USS Pearl Harbor, historia e komandantit shqiptar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Një ‘tirons’ merr komandën e USS Pearl Harbor, historia e

Një shqiptar do të marrë komandën e një prej luftanijeve amerikane. Bëhet fjalë për Alban Dervishin, ish-nxënësin e shkollës ‘Petro Nini’ që prej qershorit 2025 do të komandojë USS Pearl Harbor.

Njoftimi është bërë nga ambasada e SHBA në Tiranë.

“Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. i lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.

Dervishi, bashkë me familjen e tij, emigroi drejt SHBA-së, ndërsa ishte 16 vjeç, në vitin e dytë në gjimnazin ‘Petro Nini’ në Tiranë.

 

Lini një Përgjigje