TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2025, 12:49

Salmonelë te filetot e pulave, reagon AKU: Kemi bllokuar mishin

Shkruar nga Pamfleti

Salmonelë te filetot e pulave, reagon AKU: Kemi bllokuar mishin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi e madhe mishi pule e importuar nga Brazili e cila ka rezultuar me prani të Salmonella Typhimurium.

Pas analizimit të mostër produkti pule (fileto e ngrirë) të importuar nga Brazili, që rezultoi pozitiv për praninë e bakterit Salmonella Typhimurium, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërhyrë menjëherë. 

Njoftimi i plotë i AKU:

Referuar analizimit në ISUV në datën 21.03.2025, për prani të Salmonella Typhimurium në një mostër produkt pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale, për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron publikun se situata është në ndjekje të vazhdueshme dhe se çdo veprim është ndërmarrë në funksion të transparencës, sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Lini një Përgjigje