
Analisti Elvis Iljazaj u shpreh se pa SPAK, Shqipëria nuk mund të integrohet dot në Bashkimin Europian.
Ai theksoi se, pavarësisht tymnajave që ngrihen, SPAK është i pakthyeshëm dhe pa luftë kundër korrupsionit, sipas tij vendi vendi nuk mund të integrohet dot në strukturat euroatlantike.
“Unë jam europian. Shiko, këtu u ngrit një fabul dhe një tymnajë. Tani, unë nuk e di se për çfarë kanë ardhur amerikanët në SPAK, por që kur ikën, u ngrit një tymnajë e madhe, me demek se SPAK-u ishte prodhim i korrupsionit të Soros-it dhe se Trump do ta shkrinte. Unë po them që PD, kur ikën amerikanët, kishte një entuziazëm dhe tha se ikën amerikanët nga SPAK dhe tani administrata e re e sheh SPAK-un si një prodhim të Yuri Kim, Soros-it dhe të tjerë më radhë. Unë di një gjë shumë të sigurt dhe ja u them me bindje: SPAKU është i pakthyeshëm. Pa SPAK dhe pa luftë kundër korrupsionit, nuk ka integrim të Shqipërisë në BE. Pa SPAK, nuk ka integrim të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Iljazaj për "Euronews Albania".
Lini një Përgjigje