TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2023, 14:08

Nis fazën e parë të projektit për hyrjen Shkodrës me fond prej 500 mln lekë të reja

Shkruar nga Pamfleti

Nis fazën e parë të projektit për hyrjen Shkodrës me

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka njoftuar se Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur procedurën e tenderimit për fazën e parë të projektit të hyrjes së Shkdorës me një fond prej 500 mln Lekë.

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, Beci shkruan se projekti është pjesë e ballinës ujore pranë Urës së vjetër të Bunës dhe do ta shndërrojë këtë hapësirë të keqtrajtuar në vite në një nga hapësirat e gjelbra urbane më të bukura në vend.

"Sot Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund ka nisur procedurën e tenderimit për fazën e parë të projektit të hyrjes së Shkdorës me një fond prej 500 mln Lekë të reja vënë në dispozicion nga Qeveria Shqiptare.

Projekti është pjesa e ballinës ujore pranë Urës së vjetër të Bunës dhe do ta shndërrojë këtë hapësirë të keqtrajtuar në vite në një nga hapësirat e gjelbra urbane më të bukura në vend. Projekti do të integrojë në një hapësirë të madhe këmbësore dhe për bicikleta dhe punimet e nisura të bypass-it, loti 2.

Ky projekt për t’i kthyer dinjitetin e munguar hyrjes së Shkodrës ka qenë ndër premtimet kryesore të fushatës sime elektorale.

Jam shumë i lumtur që me mbështetjen e qeverisë dhe direkte të Kryeminisrit Rama, i cili na ka mbështetur që në fillim, që këtë zonë të bukur të Shkodrës tua kthejmë qytetarëve, po hedhim hapin e parë drejt zbatimit. Një erë e re po vjen për Shkodrën", shkruan Beci.

shkoder projekt

Lini një Përgjigje