TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2023, 12:59

Avokati: Të hetohet plotësisht dosja e ish-klubit Partizani, mund të ketë surpriza!

Shkruar nga Pamfleti

Avokati: Të hetohet plotësisht dosja e ish-klubit Partizani, mund

Avokati Redi Ramaj ka folur në lidhje me çështjen “Partizani”, ku në pranga ka rënë dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi ndërsa ndaj ish-kryeministrit është caktuar masa “detyrim paraqitje” si dhe i është ndaluar dalja jashtë Shqipërisë.

Avokati Redi Ramaj u shpreh se kjo çështje duhet të hetohet plotësisht.

Ai theksoi se SPAK mund t’ia kishte komunikuar akuzën drejtpërdrejt, duke theksuar se mund të ketë surpriza të tjera për këtë çështje.

Problemi është i tillë. Përsa i përket lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, neni ’73 i Kushtetuetës, flet qartë për heqjen e lirisë në çdo formë. Masa e sigurisë “detyrim paraqitje” e dhënë nga Gjykata për Berishën, bie ndesh në këndvështrimin tim. Në momentin që kemi një ligj më të lartë siç është Kushtetuta atëherë do i referohemi kësaj. Masa e sigurimit nuk ndalon hetimin.

Mund të ishte komunikuar dhe akuza drejtpërdrejt. Mund të kishim veprime të tjera të SPAK por ata kanë zgjehdhur për të marrë këtë masë sigurie. Kërkesa duhet të ishte paraqitur në Kuvend. Nëse ka thirrje për Berishën në Gjykatë është i detyruar të paraqitet”-tha Ramaj për Euronews.

Lini një Përgjigje