TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2023, 13:32

Gjyqi ndaj Jamarbër Malltezit, shtohet siguria në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi ndaj Jamarbër Malltezit, shtohet siguria në SPAK

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme.

Rrumbullaku është shoqëruar dhe nga oficerë të policisë pasi ka pasur informacione që në seancën që do të mbahet sot Berishën dhe Malltezin, për çështjen “Partizani”, mund të ketë dhe mbështetës të liderit demokrat.

Ndërkohë Oficerët e Policisë Gjyqësore të ngarkuar me detyrën e ekzekutimit të masës së sigurisë për Berishën nuk kanë arritur të kenë një kontakte të drejtpërdrejtë me këtë të fundit.

Pak minuta pas nisjes së gjyqit vihet re se nuk ka pasur asnjë simpatizantë pranë godinës së Prokurorisë së Posaçme.

Malltezi bashkë me ndërtuesin Fatmir Bektashi do të njihen sot me masën e sigurisë.

Për këtë çështje, Sali Berisha është nën masën detyrim paraqitje dhe nuk mund të largohet nga vendi. Sipas SPAK, ish-kryeministri me veprime konkrete ka ndikuar në miratimin e ligjeve apo akteve nënligjore të cilat u përshtatën me kërkesat e 5 pronarëve, mes të cilëve përfitues ishte dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë, Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Berishën, pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish-kryeministrit, ka arritur të marrë përfitime të parregullta.

gjyqi ndaj jamarbër malltezit spak

Lini një Përgjigje