TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2026, 07:01

Nga mjegulla e dendur te reshjet e shiut, si ndryshon moti gjatë ditës së enjte

Shkruar nga Pamfleti

Nga mjegulla e dendur te reshjet e shiut, si ndryshon moti gjatë ditës

Gjatë ditës së enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell (kthjellime).

Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Këto reshje në periudha tepër afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Gjithashtu parashikohet mjegull e dendur/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Në zonën e Alpeve priten reshje dëbore me intensitet të ulët kryesisht në orët e mëngjesit dhe ato të mbrëmjes vonë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

Valëzimi i forcës në det parashikohet 2-4 ballë.

Gjithashtu parashikohet një rritje e lehtë e vlerave të temperaturave, veccanërisht atyre të ulëta në të gjithë vendin.

Temperaturat në qytetet kryesore të vendit parashikohen si më poshtë:

Nga mjegulla e dendur te reshjet e shiut, si ndryshon moti gjatë ditës

Nga mjegulla e dendur te reshjet e shiut, si ndryshon moti gjatë ditës

 

 

 

moti parashikimi reshje

Lini një Përgjigje