TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2026, 22:11

“Amant Josifit i doli në mbrojtje shteti shqiptar”, Shemsi Prençi: Qeveria e interesuar për lulëzimin e Call Center-ave

Shkruar nga Pamfleti
“Amant Josifit i doli në mbrojtje shteti shqiptar”, Shemsi
Shemsi Prençi në "Të Pashoq"

Eksperti i sigurisë Shemsi Prençi ka folur me tone të ashpra për operacionin e fundit të SPAK kundër call center-ave në Tiranë, duke e cilësuar jo si një dështim policor, por si një goditje e sabotuar nga brenda, për shkak të lidhjeve politike dhe interesave të larta të përfshira. Në “Të Pashoq”, Prençi përmendi rastin e bujshëm të Amant Josifit, një nga emrat më të përfolur për lidhje me call center-at abuzivë.

-Si e shihni operacionin e SPAK ndaj call center-ave në zemër të Tiranës. Pothuajse është gjithëpranuar që është dekonspiruar nga... nga Policia e Shtetit.

Shemsi Prençi: Shiko, problemi i call center-ave është një problem që e kapërcen kompetencën e policisë.

-Që do të thotë?

Shemsi Prençi: Që do të thotë që... është e interesuar qeveria shqiptare që të funksionojnë call center-at. Për mua. Fakti që ka mbi 5-6 vite që sistemi i call center-ave në Shqipëri ka tronditur botën perëndimore dhe qeveria e shtetit, qeveria jonë, nuk është përgjigjur me një aksion kombëtar ku të ketë të angazhuar të gjithë sistemin e organeve ligjzbatuese, duke filluar nga Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia e Shtetit, Agjencia e Inteligjencës Financiare, Tatimet dhe të gjithë... që të mos harrojmë ndonjërin. Dhe këtë task-forcë, ose këtë lëkundje, ose këtë tronditje, e bën o Presidenti i Republikës, o Kryeministri i Shqipërisë. Por indicien duhet ta japë Kryeministri i Shqipërisë për t'u mbledhur, qoftë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Por fakti që qendrat e call center-ave në Shqipëri, sidomos në Tiranë, funksionojnë në godina shtetërore... a thua nuk dinë qeveritarët tonë se këto call center-a janë aktive? Se po t'ia faturojmë policisë së shtetit, vetëm policisë së shtetit, gabojmë. Ka elementë brenda policisë së shtetit të cilët marrin rroga mujore, e dinë fenomenin, marrin rroga mujore. Ka pranuar këtë zgjidhje për faktin se është i pa zoti për ta goditur, se ka ndodhur që kanë goditur dhe në fund krerët e organizatës të cilët merren me menaxhimin e call center-ave s'i ka prekur. Amant Josifit i doli në mbrojtje shteti shqiptar, e përzuri nga Shqipëria kur plasi para tre-katër viteve, sepse Amant Josifi ishte lidhje e ngushtë e vëllait të kryeministrit. Pra në këtë aspekt kush është ai oficer policie që t'i dalë edhe të arrestojë shokun e ngushtë të vëllait të kryeministrit.

 

Lini një Përgjigje