TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2026, 22:04

"Berisha ishte nën agresion në 21 Janar", Lita: Grupet okulte bashkëpunuan me opozitën

Shkruar nga Pamfleti

"Berisha ishte nën agresion në 21 Janar", Lita: Grupet

Gazetari Lavdrim Lita ka folur lidhur me “21 Janarin”. Ai u shpreh se kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha “ka qenë nën agresion nga forca okulte që kanë bashkëpunuar me opozitën shqiptare për të bërë atë që bënë”.

Ai shtoi gjithashtu se njerëzit që kanë qenë në Kryeministri janë promovuar në karrierë nga Partia Socialiste. Sipas Litës, drejtuesit e policisë janë bërë drejtorë të përgjithshëm, drejtuesit e Gardës janë bërë deputetë dhe kryebashkikë.

“Nuk është hetuar kurrë 21 Janari. 21 janari është hetuar dhe me të drejtë, për katër viktimat, që duhet zbardhur se kush i ka vrarë dhe duhen dënuar atë që i kanë vrarë. Se është fatkeqësi kombëtare që të vriten protestues në manifestime apo në kryengritje me mjete rrethanore sepse forcat e shtetit duhet të jenë nën kontroll të situatës. Njerëzit që kanë qenë në Kryeministri janë promovuar në karrierë nga Partia Socialiste. Drejtuesit e policisë janë bërë drejtorë të përgjithshëm. Drejtuesit e Gardës janë bërë deputetë, janë bërë kryebashkiakë.

E dini që shefi i shërbimit kishte fikur telefonin atë ditë? Nuk kontaktonte asnjeri. As shërbimet ndërkombëtare nuk ishin aktive atë ditë. Aty ka ndodhur një gjullurdi. Ju e dini atë që kam unë me zotin Berisha, e kritikoj dhe e qortoj shumë. Atë ditë ka qenë nën agresion nga forca okulte që kanë bashkëpunuar me opozitën shqiptare për të bërë atë që bënë. Sepse ka pasur informacione disa ditore që do ndodhte dhunë.

Shërbimi informativ ushtarak ka dhënë informacion që nga Shkodra oficerë po përgatisnin molotovë dhe e kanë çuar në polici. I kanë çuar informacione të gjithanshme se çfarë do ndodhë. Aty s'është marrë asnjë masë. Aty ke drejtues policie që kanë thënë që ne do hedhim tym. Kanë dalë kolegët kanë thënë mos hidhni tym sepse do qorrojmë protestuesit. Domethënë aty ka gjëra shumë të çuditshme midis organeve të shtetit që janë në kontradiktë me njëri-tjetrin”, tha Lita për “A2 CNN”.

Gazetari tha gjithashtu se në protestë ka pasur elementë psikotropë nga ata që gjuajtën ndaj protestuesve, teksa shton se kryedhunuesi ishte komplet i narkotizuar.

“Dhe ajo nuk është hetuar kurrë. Ka dalë Ministri i Financave mbasdite në një televizion kombëtar dhe ka thënë kemi kapur një transaksion bankar nga Australia 300 000 a 500 000 dollarë për të financuar protestën. I kanë hequr videot nga YouTube. Unë shpresoj që ata të shkojnë të marrin dhe ata tek Biblioteka Kombëtare në fletoret se mund të grisin dhe fletat e gazetave se janë të gjitha gjërat që kanë thënë ata atë ditë. I kanë transkriptuar deklaratat e PS-së, deklaratat e PD-së, të Kryeministrisë, ministrave që janë zhdukur. Unë nuk e pyeta kot edhe prokurorin. Kanë pasur elementë psikotrop ata se ata që gjuajtën ishin të çartur. Ka qenë njëri i veshur komplet i bardhë, një kokëbardhë me një dajak. Ai ishte kryedhunuesi aty në protestë. Ai ishte komplet i narkotizuar. Pra, kanë qenë njerëz të sjellë. Sigurisht, katër viktimat bënë që pushteti të gjakoste njerëz dhe në këtë mënyrë të ndodhte 2013. Kjo ka ndodhur”, u shpreh Lita.

Lini një Përgjigje