Teksa “Pamfleti” publikoi dje e para faktet sesi vrasja e ndërtuesit Armando Meshau në Vlorë zbuloi kapjen e shtetit nga familja e Nurihanit të KLP, media e Irfan Hysenbelliut, Balkanweb dhe News 24 dhe pa pikën e turpit vjedh artikullin dhe thotë se me një investigim të thjeshtë zbulohen këto burokraci.
Madje nuk lodhen fare, vetëm ndryshojë dy-tre fjalë për të mos rënë në sy dhe nuk citojnë burimin si më poshtë:
"Kjo ngjarje e rëndë, zbuloi e vërtetoi atë që është denoncuar shpesh: kapja dhe përdorimi i shtetit nga shefat e drejtësisë dhe familjarët e tyre, të cilët bëjnë si “të fortë”, të marrin pasuri me dhunë e të vrasin.
Fakti i parë/ Sipas policisë e mediave, Rei Meta kishte 4-5 vite që bënte rolin sekserit të ndërtuesve, të njerëzve që kishin halle në zyrat e shtetit dhe ndërhyrje në organet e drejtësisë në Vlorë, Sarandë, Durrës e Tiranë, ku përdorte si lehtësi ndikimin e të ëmës anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë e të babait në Kadastër.", shkruan Pamfleti.

"Një investigim i thjeshtë mbi familjen Meta vërteton atë që është denoncuar shpesh; kapja dhe përdorimi i shtetit nga shefat e drejtësisë dhe familjarët e tyre.
News24 zbuloi se Rei Meta, i arrestuar për vrasjen ndërtuesit në Vlorë, është Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Ai kishte 4-5 vite që bënte rolin sekserit të ndërtuesve, të njerëzve që kishin halle në zyrat e shtetit dhe bënte ndërhyrje në organet e drejtësisë në Vlorë, Sarandë, Durrës e Tiranë, ku përdorte për lehtësi ndikimin e së ëmës anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.", shkruan BW.

Megjithëse se është gusht edhe dielli të bie në kokë, kjo nuk do të nuk do të thotë që të harrosh kaq shpejt e të mos citosh të drejtën e autorit.
Lini një Përgjigje