TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Gusht 2023, 13:00

Laboratori i kokainës në Fier, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj: Po presim letërporositë nga Kolumbia

Shkruar nga Pamfleti

Laboratori i kokainës në Fier, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj: Po presim

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK ka zgjatur edhe më 3 hetimet për laboratorin e drogës në Fier.

Organi i Akuzës është në pritje të letërporosive nga Kolumbia, të cilat akoma nuk kanë mbërritur në vendin tonë dhe për këtë arsye është detyruar t’i kërkoj gjykatës zgjatje hetimesh edhe me 3 muaj.

Në fshatin Frakull të Fierit u sollën rreth 430 kg kokainë e perzier me pleh kimik.

Për këtë çështje SPAK ka firmos 15 urdhërarreste, ndërkohë janë arrestuar 10 persona.

Laboratori do të ngrihej në banesën e ish-kryetarit të komunes Frakull, Viktor Çervanaku.

Ndërkohë porosia ishte bërë në emër të vëllait të tij Zenel Çervanaku. Në kërkim është edhe shtatasi kolumbian i cili kishte mbërritur në vendin tonë për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik, proces që shqiptarët nuk mund ta bënin dot.

Të arrestuarit nga operacioni i SPAK për laboratorin e kokainës janë:

Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

Po ashtu kanë rënë në pranga edhe dy shtetas kolumbianë, të cilët merreshin me përpunimin e kokainës. Një tjetër është shpallur në kërkim.

Përveç kokainës, u sekuestruan edhe  5.910 euro, 3 armë zjarri automatik kallashnikov, 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 108 copë fishekë luftarakë të kalibrive të ndryshme, 18 celularë, 5 automjete, 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

Si erdhi droga në Fier?

Ngarkesa e drogës ka mbërritur në 7 korrik në portin e Tivarit, nga porti Buenaventura në Kolumbi me anijen “Monte Cervino”.

Në kontejner ndodheshin 20 paleta.

Sinjali i parë që paletat ishin ngarkuar me diçka më të shtrenjtë dhe jo me pleh artificial, ishte diferenca e madhe në vlerën e ngarkesës dhe transportit të saj.

Është kryer skaner dhe skaneri nuk ka zbuluar ngarkesën.

Sapo ka mbërritur kontejneri në port zyrtarët e drejtorisë së doganave në Mal të Zi kanë hapur kontejnerin dhe kanë shkarkuar mallin, ku fillimisht nuk kanë mundur të konstatojnë përbërjen e saktë kimike të mallit të ardhur në vend me pajisjet që kishin në dispozicion.

Më pas agjentët e doganës kanë njoftuar policinë, dhe më pas policia shkencore ka konstatuar përbërjen kimike.

Pas kësaj janë njoftuar autoritetet shqiptare, ku ka nisur përgjimi sekret, monitorimi i transportit dhe dorëzimit të kontrolluar.

laboratori i kokainës në fier spak zgjat hetimet

Lini një Përgjigje