TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Nëntor 2025, 22:00

"Nesër para Kryeministrisë së pushtuar nga mafia", Gjokutaj: Demokratët do mbajnë gjallë demokracinë

Shkruar nga Pamfleti

"Nesër para Kryeministrisë së pushtuar nga mafia",

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar lidhur me protestën e ditës së nesërme të thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë.

Gjoktaj i ka dhënë një mesazh demokratëve të zhgënjyer që kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në protestë.

Ai theksoi se ky njoftim nuk ka asnjë vlerë për protestën, por është ata që nuk e duan tubimin, për Edi Ramën dhe taborrin e tij.

"Po lexoj qe paska demokratë të zhgënjyer që nuk do të marrin pjesë nesër në protestë!

Ok! E drejta e tyre! Por mungesa e paralajmëruar nuk ka vlerë për protestën por për ata që nuk e duan atë! Pra për KM dhe taborrin e tij!

Protesta do të bëhet edhe më e fuqishme edhe me mungesat e paralajmëruara nga njerëz që betejat i bëjnë me kushte!

Demokratët do të qëndrojnë për të mbajtur gjallë Demokracinë! Kush zhgënjehet në agoninë e Pushtetit dhe në prag të rënies së tij është dezertor! Nesër në orën 18.00 përpara Kryeministrisë së pushtuar nga mafia! Për të mos u larguar deri në rrëzimin e Neodiktaturës!", shkruan Gjokutaj.

Lini një Përgjigje